Sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi është rikthyer tek klubi turk, Konyaspor.
Reprezentuesi kuqezi e ka mbyll huazimin në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Khaleej, skuadër në të cilën shënoi 10 gola dhe bëri tri asistime.
Cikalleshi është rikthyer te Konyaspor, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij
Sulmuesi shqiptar, sipas medieve turke, nuk pritet të largohet gjatë kësaj verë, pasi klubi turk e sheh pjesë të projektit për sezonin e ri.
Cikalleshi thuhet se mund të largohet vetëm nëse vjen ndonjë ofertë për të blerë kartonin.