Pas Stojanovskit, Rabotniçki prezanton edhe nigerianin Sodik

Futboll

Pas Stojanovskit, Rabotniçki prezanton edhe nigerianin Sodik

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 15:28
Rashid Sodik

Rashid Sodik do vazhdojë të luaj në elitën e futbollit maqedonas.

Mbrojtësi nigerian së fundmi ishte pjesë e Skopjes, te e cila skuadër luajti vetëm për 6 muaj.

Pasi humbi statusin e skuadrës elitare, Sodik vendosi ti thotë “PO”, skuadrës nga Parku i Qytetit, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

“Kam nderin që do të mbajë veshur fanellën e Rabotniçkit.

Kur më erdhi oferta, nuk hezitova fare. E di shumë mirë historinë e këtij klubi në futbollin maqedonas.

Shpresoj të kontribuoj në arritjen e objektivave të klubit në periudhën që pason”, – u shpreh Sodik, i cili menjëherë do të vihet në dispozicion të trajnerit Ilievski.

Gjatë karrierës së tij, përveç me Skopjen, nigeriani ka luajtur edhe në vendlindjen e tij me skuadrën e Remo Stars, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Fremad Amager në Danimarkë, si dhe të skuadrave ruse të Alania Vladikavkas dhe Vista Gelenzik.

Kujtojmë, “romantikët” dy ditë më parë prezantuan ish sulmuesin e Shkëndijës dhe Renovës, Vlatko Stojanovskin, pastaj rikthyen Petar Petkovskin, ndërsa që më parë kishin siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit tetovar, Mevlan Murati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat