Tashmë nuk ka më dyshime, 18 vjeçari Arda Guler transferohet te Real Madrid.
Pak çaste më parë, lojtari i talentuar është nisur nga Stambolli në drejtim të Madrid për të firmosur kontratën e tij.
Klubi turk në të cilin ai luante, Fenerbahce, e ka konfirmuar largimin e tij duke e përshëndetur në rrjetet sociale.
Guler cilësohet si një nga talentet më të reja të futbollit botëror dhe për të cilin ka pritshmëri të larta.
Ai zgjodhi Realin në vend të Barcelonës.
Arda Guler do të firmosë kontratën e tij me spanjollët deri në vitin 2029.