Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard PIque në një deklaratë për “El Larguero” ka folur për situatën ekonomike të klubit.
Ndër të tjera ai ka zbuluar se nuk i mungon fare të luajë futboll pasi ka fituar gjithçka që ka dëshiruar.
“Situata ekonomike e Barcelonës është mjaft shqetësuese, nuk është më e mira, por ne jemi në duar të mira.
Do të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim.
“Futbolli? Nuk më mungon, është një fazë e kaluar.
Kur merr vendimin, e merr.
Të shikosh pas nuk ka ndonjë përfitim. Kam fituar gjithçka në këtë klub”, tha Pique.