Legjenda e futbollit Faruk Domi sot ka kaluar një ditë të qetë të Ura e Fshenjtë së bashku me dashamirin e madh të këtij sporti, Xhevdet Kastrati.
Domi e Kastrati kujtuan periudha të ndryshme të futbollit, me theks të veçantë vitet të arta të klubit të futbollit Prishtina, Trepça, Vëlaznimit, Lirisë, po ashtu edhe gjeneratën e sakrificës dhe futbollin në ditët e sotme etj.
Domi ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, kur hyjnë në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë (1983).
Legjenda e futbollit ka kujtime të jashtëzakonshme sidomos nuk e harron kurrë fitoren senzacionale në “Marakana” me 16 tetor të vitit 1983, me rezultat 3:1 ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit.