Albert Dabiqaj është futbollisti më i ri i Dritës.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi nga Gjilani, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook.
Dabiqaj sezonin e kaluar ishte pjesë e klubit rival lokal të Dritës, Gjilanit.
Madje, në sezonin që lamë pas, Dabiqaj ishte edhe kapiten i skuadrës së drejtuar nga Zekirija Ramadani.