Chelsea gati përforcimin e radhës

Futboll

Chelsea gati përforcimin e radhës

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 19:28
Moises Caicedo

Chelsea gati përforcimin e radhës!

Ardhja e teknikut Mauricio Pochettino në krye të pankinës së “bluve”, po shkakton një “revolucion” të vërtetë te këta të fundit, ku pas shitjes së lojtarëve të “panevojshëm” dhe zyrtarizimeve të Christopher Nkunku e Nicholas Jackson, tashmë “londinezët” kanë një objektiv të ri.

Bëhet fjalë për “katalizatorin” e mesfushës së “pulëbardhave” të Brighton, Moises Caicedo, i cili sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike është objektivi kryesor i “bluve” në këtë pjesë të mbetur të merkatos.

Problem pritet të jetë çmimi i lartë i ekuadorianit 21-vjeçar, me skuadrën e Brighton që i ka bërë të qarta kushtet e saj, teksa do të pranohen oferta nga 85 deri në 100 milionë euro për shërbimet e Caicedo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat