Aldi Gjumsi është futbollisti më i ri i Teutës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje.
"Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmesi anësor, Aldi Gjumsi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Tiranës në sezonin e fundit.
Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Gjumsi, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për edicjoni e ri ne superligë", njofton FC Teuta.