Duke folur për “Sky Sport 24” së bashku me Françesko Totin, ish-kapiteni i Juventusit, Alesandro del Piero, komentoi pas një muaji vendimin e Milanit për të shkarkuar Paolo Maldinin.
Ashtu si shumica e opinionit sportiv, edhe “Pinturikio” është shprehur kundër vendimit të pronarit kuqezi Xherri Kardinale për të shkarkuar një legjendë si Maldini.
“Maldini u tregua fitues edhe si menaxher.
Një nga çelësat e suksesit të Milanit vitin e kaluar ishte padyshim prania e tij dhe disa lojtarë që janë zgjidhur pikërisht nga Paolo.
Unë personalisht nuk i di vendimet e klubit, por ato ishin të qarta, ndaj Maldinit i uroj fat. Më vjen shumë keq për Paolon, sepse kur mendoj për Milanin, mendoj për Paolo Maldinin”, deklaroi Alesandro del Piero.