Zyrtarizon mes lotësh largimin drejt gjigandit spanjoll!
Çezar Aspilikueta do të jetë lojtari më i ri i Atletikos së Madridit, me mbrojtësin spanjoll që i jep kështu fund aventurës me Çelsin pas 11 vitesh.
Në një video mesazh, ku shfaqen të gjitha momentet e tij më të mira te “Blutë”, kapiteni i Çelsit nuk i mbajti dot lotët.
Ai do të rikthehet dhe njëherë në Spanjë, kësaj radhe te Atletiko e Madridit, që e transferon si lojtar të lirë, pasi ndërpreu kontratën me “Blutë”.