Një tjetër shqiptar transferohet në Serie A!
Sulmuesi shqiptar Marvin Çuni është futbollist i Frosinones ekip i cili do jetë pjesë e Serisë A në këtë sezon.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi
21-vjeçari ka qenë pjesë e Bajernit të Mynihut për 8 vite ndërsa më pas është huazuar drejt Grobaspach, Paderborn dhe Sarburcken.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm për futbollistin shqiptar i cili do të ketë mundësinë të luajë në një ligë shumë të fortë.