Brighton & Hove Albion ka kërkuar nga Chelsea të paguajë më shumë se sa 100 milionë funte nëse dëshiron transferimin e futbollistit Moises Caicedo.
Chelsea së fundmi është njohur me disa largime nga reparti i mesfushës (N'Golo Kante i është bashkuar Al-Ittihad, Ruben Loftus-Cheek Milanit e Mason Mount Manchester Unitedit) dhe po tenton që të gjejë opsione të reja. Një nga objektivat është futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit i cili aktualisht është futbollist i Brightonit.
Sipas "The Telegraph", Brighton ka kërkuar më shumë se sa 100 milionë funte për Caicedo, duke kujtuar refuzimin e ofertës së mëhershme në vlerë prej 70 milionë funte që ishte propozuar nga Arsenal. .
Në sezonin e kaluar Caicedo ka luajtur një rol kyç në mesfushën e Brighton, duke e ndihmuar skuadrën të arrinte në gjysmëfinalen e FA Cup si dhe të kualifikohet në Europa League.
Gjatë sezonit 2022-2023, ekuadoriani ka bërë gjithsejt dyzet e tri paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim.