Hakan Calhanoglu do të vazhdojë të jetë futbollist i Interit. Klubi italian ka treguar për arritjen e marrëveshjes së re.
"Inter mund të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me Hakan Calhanoglu për të zgjatur qëndrimin e tij në klub. Mesfushori 29-vjeçar ka vazhduar kontratën deri në vitin 2027", ka njoftuar klubi nga qyteti i Milanos.
Marrëveshjen paraprakisht e kishte paralajmëruar edhe vetë futbollisti.
"Përshëndetje tifozë të Interit, kam një lajm të mirë për ju: ne do të jemi ende bashkë për të mbrojtur ngjyrat e Nerazzurrëve. Forza Inter", ka shkruar ai.
Turku iu bashkua Interit në vitin 2021 nga rivali lokal, Milan. Ai deri më tash ka luajtur gjashtëdhjetë e shtatë ndeshje për skuadrën e Interit.