Gligorov: Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj në FC Ferizaj

Futboll

Gligorov: Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj në FC Ferizaj

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 23:06
Filip Gligorov

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Filip Gligorov, i mbetet besnik klubit të Ferizajt. 

Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, me kryesi, orvatet që të krijojë kushte sa më të mira, që klubi të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.   

“FC Ferizaj ka kënaqësinë të ju njoftoj se sot është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin e djathtë, Filip Gligorov.

Filipi, që ishte një nga pikat më të forta të skuadrës në pranverë, ai është bashkuar bashkëlojtarëve në përgatitje menjëherë ditën e sotme”, njofton FC Ferizaj. 

 “Jam shumë i lumtur që do vazhdoj qëndrimin në klubin e FC Ferizaj.

Fatkeqësisht ne nuk e arritëm qëllimin sezonin që përfundoj, kjo është edhe arsyeja kryesore se pse kam vendosur të qëndroj.

Ne e kemi obligim ndaj tifozëve e qytetit që FC Ferizajn ta rikthejmë aty ku e ka vendin.

Na pret një edicion interesant dhe sfidues, por jemi të bindur që si favorit ne do të inkuadrohemi menjëherë në Superligë”, tha Gligorov për faqen e klubit.

FC Ferizaj po vëzhgon profile të lojtarëve që janë kualitativ dhe që do i hyjnë në skemë trajnerit Ismet Munishi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat