Shkëndija e Tetovës të mërkurën janë kthyer nga përgatitjet në Slloveni, ndërsa nga e shtuna ekipi do të vazhdojë me stërvitje në Tetovë.
"Shkëndija ka lënë pas fazën kryesore të përgatitjeve në Slloveni, ku skuadra për 16-të ditë përveç seancave stërvitore zhvilluam edhe 4 ndeshje kontrolluese.
Tre fitore dhe një humbje (Petrolul Ploiesti 3:2, NK Rogaska 1:0, Sarajeva 0:2 dhe HNK Gorica 2:0) është efekti i kuqezinjëve, në takimet ku rezultati është gjithmonë në plan të dytë dhe theksi kryesor vendoset te ndërtimi i lojës dhe provimi i lojtarëve e sistemeve të ndryshme të lojë.
Të mërkurën ekspedita kuqezi është kthyer në Tetovë, trajneri Nuhiu lojtarëve u ka dhënë tre ditë të lira, ndërsa të shtunën në orën 18:30 skuadra kthehet në punë kur do të vijojë stërvitjet deri në sfidën e parë me Haverfordwest County të enjten në Shkup në kuadër të UEFA Europa Conference League", njofton FC Shkëndija.