Njihuni me historinë e çuditshme nga Anglia

Futboll

Njihuni me historinë e çuditshme nga Anglia

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:32
Pamja e stadiumit

në verilindje të Anglisë, është klubi i Darlington i cili është themeluar në vitin 1883 dhe ka qenë gjithmonë një klub historik për qytetin dhe tifozët. Në vitet 2000, një president i ri i njohur me emrin Xhorxh Rejnolds mori klubin në pronësi dhe vendosi të ndërronte një stadium të ri.

Kështu, në vitin 2003 u inaugurua një stadium 25 mijë vendësh i njohur si “Rejnold Arena”.

Stadiumi u ndërtua me buxhetin e klubin por gjithashtu edhe me një borxh të madh pasi kostoja kapi vlerën e 20 milionë paundëve dhe për një klub në ligën e katërt angleze, është jashtëzakonisht shumë.

Vonesa e pagesave të kredisë, bëri që Federata Angleze ta dënonte shpesh herë klubin me heqje pikësh, deri sa klubi ra nga kategoria dhe u detyrua që të ndryshonte edhe emrin.

Ekipi që njihej vetëm si FC Darlington, do të shtonte edhe vitin e themelimit në emër për të pasur diçka ndryshe teksa luante në ligat inferiore, jo profesioniste.

Megjithatë, së fundmi ka arritur që të rikthejë edhe një herë tjetër emrin origjinal që kishte para falimentit megjithatë skuadra nuk luan në stadiumin e ri për shkak të kostove të larta dhe stadiumi është kthyer në një fushë për Regbi. Drejtuesit aktualë shpresojnë që ta rikthejnë klubin ku i takon dhe një ditë të rikthehet të luajë në stadiumin që e shkatërroi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat