Klubi anglez, Manchester United raportohet se është afër transferimit të yllit të Atalantës, Rasmus Hojlund.
Hojlund është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e kësaj verë. Mirëpo, sipas medieve britanike, “Djajtë e Kuq” janë më afër transferimit të Rasmus Hojlund.
Klubi nga “Old Traffordi” është i gatshëm të paguajë 50 milionë funte për asin e Atalantës.
Menaxheri i Unitedit, Erik ten Hag e admiron lojtarin më të cilin edhe ka zhvilluar negociatat për transferimin e mundshëm të tij në Man United.
“Manchester United është i përgatitur të paguajë deri në 50 milionë funte për të blerë Rasmus Hojlund, me Erik ten Hag që tashmë ka zhvilluar bisedime me sulmuesin e Atalantas”, shkruajnë mediet në ishull.