Portieri i Rio Ave, Vasko Vasilev, është afër kalimit në radhët e klubit të ligës së parë maqedonase, KF Gostivari.
Skuadra shqiptare është në negociata me disa portierë, mes tyre edhe me Risto Jankov, por pasi dështoi mundësia me ish – portierin e Rabotniçkit për ta transferuar, tani më afër është i riu 19-vjeçar Vasilev, i cili është pjesë e ekipi të të rinjve të Rio Aves.
Vasilev ka mbrojtur për ekipet e të rinjve të Maqedonisë dhe ka dy paraqitje për U21 kundër Letonisë dhe Armenisë në ndeshje miqësore.
Gostivari synim kryesor ka mbijetesën në elitën e futbollit maqedonas.