Ademi priti në takim rektorin e UP-së

Futboll

Ademi priti në takim rektorin e UP-së

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 17:00
Ademi priti në takim rektorin e UP-së

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në zyrën e tij rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof.dr. Qerim Qerimi, me bashkëpunëtorët e tij, prof.asoc. dr. Musa Selimi, dekan i Fakultetit të Kulturës Fizike,, Sinavere Ukshini, zyrtare për çështje akademike dhe Sebahate Neziri, zyrtare për protokollim në UP.

Fillimisht, presidenti Ademi e falënderoi rektorin Qerimi për vizitën në FFK dhe për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në të ardhmen. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit të FFK-së me UP-në, veçmas me Fakultetin e Kulturës Fizike.

U arrit dakordimi që këto dy institucione të rëndësishme për të ardhmen e rinisë sonë të kenë një bashkëpunim më të ngushtë, dhe si rrjedhojë, në ditët në vijim do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi.

Nga ana e tij, rektori Qerimi e përgëzoi kreun e FFK-së për punën e tij dhe arritjet që janë bërë deri tash në futbollin e Kosovës.

Duke pasur parasysh se të dyja institucionet kanë shumë të përbashkëta, ku një numër i madh i atyre që janë pjesë e futbollit janë edhe studentë të UP-së, ndërsa shumë punonjës të UP-së japin kontributin e tyre edhe për FFK-në dhe futbollin në projekte të ndryshme, presidenti Ademi dhe rektori Qerimi shprehën nevojën e bashkëpunimit sa më të ngushtë në të ardhmen, me qëllim të përfaqësimit sa më të madh të rinisë studentore në futboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat