Trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka folur për Romelu Lukakun, i cili thuhet se nuk po e dëshiron rikthimin te “Blutë”.
Lukaku sezonin e kaluar e kaloi te Interi në formë të huazimit, ndërsa tani e ardhmja e sulmuesit belg te Chelsea ka mbetur e paqartë.
Vazhdimisht thuhet se Lukaku dëshiron ta vazhdojë të ardhmen te Interi, por që ky i fundit ende nuk ka marrë ndonjë vendim, ose nuk ka prezantuar ndodnjë ofertë për belgun drejt Chelseat.
Tani, Pochettino ka thënë se Lukakut i duhet të kthehet te Chelsea në datat 11 ose 12 korrik.
“Ai duhet të kthehet më 12 ose 13 korrik për të qenë pjesë e skuadrës për të filluar përgatitjet parasezonale. Të gjithë lojtarët që arrijnë, gjëja e parë që po e bëjnë është që po vijnë në zyrën time për të më përshëndetur. Kjo është ajo që pres nëse ai është ende lojtar i Chelseat”, tha Pochettino.