Inter Miami do të kompletojë edhe transferimin e Jordi Albas, me ish-yllin e Barcelonës që do të ndjek rrugën e Lionel Messit dhe Sergio Busquets drejt Ligës Amerikane (MLS).
Padyshim që transferimi i Albas do të ishte një lëvizje e bujshme për Inter Miamin, dhe sipas Miami Herald, marrëveshja veçse është përfunduar.
Po ashtu, thuhet se Alba ka pranuar një zbritje drastike të pagës, nga ajo prej 20 milionë eurosh që përfitonte te tanimë ish-klubi i tij, Barcelona.
Kontrata e Albas me Inter Miami besohet të jetë dy vjeçare e gjysmë, me opsionin për ta rinovua edhe për një sezon tjetër, kontratë kjo e njëjtë sikurse ajo e Messit dhe Busquets.