60 milionë euro, United ka gati ofertën 20-vjeçarin e Serisë A

Futboll

60 milionë euro, United ka gati ofertën 20-vjeçarin e Serisë A

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 19:32
Ten Hag

Manchester United është gati të ofrojë 50 milionë sterlina (rreth 60 milionë euro) për sulmuesin e Atalantas, Rasmus Hojlund.

The Telegraph ka bërë të ditur se trajneri i United, Erik ten Hag tani po i jep përparësi një marrëveshjeje për danezin.

Tekniku holandez po fokusohet te Hojlund duke parë vështirësinë për të siguruar shërbimet e Harry Kane nga Tottenham.

Hojlund shënoi nëntë gola në 32 ndeshje të luajtura në kampionat sezonin e kaluar, që ishte edhe i për të me Atalanta-n.

20-vjeçari ka folur hapur për një ambicie për të luajtur për Manchester United në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat