Nathan i kërkoi ndihmë Griezmannit

Futboll

Nathan i kërkoi ndihmë Griezmannit

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 23:37
Griezmann

Nëna e një futbollisti 14-vjeçar i kërkoi ndihmë Antoine Griezmannit pasi djali i saj nuk mund të gjejë më atlete të përshtatshme. Nathan është 14 vjeç, është i gjatë 1.85 centimetra dhe vesh atlete me madhësi 50.

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur nëna e Nathan hoqi dorë nga kërkimi i atleteve më të mëdha se numri 47 në dyqane, kështu që vendosi të provonte një metodë tjetër.

Nathan i kërkoi ndihmë Griezmannit, pasi ai e adhuron shumë lojtarin dhe shpreson ta ndihmojë. Sipas Francebleu, nëna e djaloshit ka thënë :

“Ndjehet sikur kur kërkoni në internet, ka madhësi të atleteve deri në 54. Por, më pas klikoni dhe thotë se nuk janë të disponueshme.

Verën e kaluar, arrita të gjej atletet të regbit madhësinë 50-të, por nuk janë njësoj si për futbollin:

“I bëj thirrje Antoine Griezmann që të na dërgojë disa palë atlete. Këmba e tij është më e vogël se e djalit tim. Mirëpo, ndoshta ai mund të pyesë një nga sponsorët e tij dhe të tërheqë vëmendjen për këtë problem.

Më shumë njerëz e kanë këtë problem sesa mund të mendoni”, ka shtuar më tej ajo.

Nëse Nathan nuk i gjen atletet deri në fund të gushtit, do t’i duhet të ndalojë së luajturi futboll, gjë që është zemërthyese për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat