Struga Trim Lum, kampioni i Maqedonisë së Veriut, është gati për rrethin e parë të kualifikueseve për Champions League në futboll.
Skuadra shqiptare do të përballet me kampionin e Lituanisë, Zalgiris.
Ndeshja e parë luhet në Vilnius më 11 korrik, ndërsa shtatë ditë më vonë ajo e kthimit në “Biljanini Izvori” në Ohër.
Lista e lojtarëve të Strugës:
Portierë: Christian Kitanovski, Raif Mirsellovski, Vedran Qosevski. Mbrojtës: Hadis Tairi, Mexhit Neziri, Besart Krivanjeva, Ard Kasami, Ardi Idrizi, Edis Maliqi, Vangel Zguro, Sava Radiq; mesfusha: Flamur Tairi, Besmir Bojku, Bunjamin Shabani, Hogan Ukpa, Valentin Koçoski; sulmues Mentor Mazrekaj, Abdulhadi Jahja, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Senad Jaroviq.