Antonio Di Natale, ish-sulmuesi i Udinese ka dhënë një intervistë të gjatë për mikrofonat e “Goal”.
Aty ka folur edhe për lamtumirën e Sandro Tonalit nga Milani gjatë merkatos së kësaj vere për t’u transferuar te Newcastle, në Premier League. Ja fjalët e tij për këtë:
“Secili prej nesh ka historinë e tij. Unë gjithmonë kam thënë se kam qenë i lumtur në Udine.
Për mua është si një familje, kam qenë atje për 12 vite. Udinese ishte skuadra më e mirë për mua, kur luaja futboll.
Tani edhe kohët kanë ndryshuar pak, tani fatkeqësisht ka prokuratorë, klube që duhet të mbledhin ‘cash’.
Ka ardhur një ofertë për një lojtar kaq të rëndësishëm si Tonali dhe Milani e ka pranuar menjëherë, pa asnjë hezitim”.