Sacchi: Pioli duhet të nisë fuqishëm

Futboll

Sacchi: Pioli duhet të nisë fuqishëm

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:11
Sacchi

Kalendarit dhe pritshmëritë rreth Milanit.

Dy nga temat e shumta, për të cilat Arrigo Sacchi ka folur në intervistën e dhënë për “La Gazzetta dello Sport”. Ish-trajneri ka dhënë mendimin e tij për Tonalin, por edhe për llojin e merkatos që duhet të bëjnë kuqezinjtë gjatë kësaj vere.

Në dhjetë javët e para të kampionatit, Milani do të luajë me pesë të mëdha.

Çfarë do të thotë kjo?

"Do të thotë se Pioli duhet të nisë fuqishëm dhe për ta bërë këtë do të duhet të ketë disponueshmëri maksimale nga lojtarët.

Prandaj është edhe më e rëndësishme të zgjidhen lojtarët e duhur.

Nëse nuk ka cilësi të madhe, duhet të ketë një ndjenjë përkatësie, motivime të pabesueshme dhe një temperament që shkon përtej normales", thotë Sacchi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat