Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, po përgatitet për sfidën e parë të kualifikueseve për Champions League, kundër skuadrës bullgare Ludogorets.
Nga ana tjetër Ballkani është përforcuar me Vesel LImajn.
“Edhe një kampion i bashkohet shtëpisë së kampionëve.
Kemi kënaqësinë që t’u bëjmë me dije se mesfusha jonë është përforcuar me Vesel Limaj, kampion me Tiranën në Superioren e Shqipërisë e fitues i Superkupës, si dhe triumfues me Kukësin në Kupën e Shqipërisë.
Limaj vjen në Suharekë nga Rumania, ku mbrojti ngjyrat e FC Hermannstadt”, njofton FC Ballkani.