Victor Osimhen është një nga sulmuesit më të kërkuar në këtë merkato.
Sulmuesi nigerian që shkëlqeu me fanellën e Napolit duke fituar titullin e Serie A, është mjaft i preferuar nga Bayern Munich.
Megjithatë, bavarezët duket se nuk do të bëjnë çmenduri për të firmosur me Osimhen teksa drejtuesi i gjermanëve, Uli Hoeness theksoi se italianët po kërkojnë një shifër që është jashtë çdo logjike.
“Osimhen është një lojtar që të lejon të planifikosh një strategji 10-vjeçare, por problem janë kërkesat e Napolit.
Ata kërkojnë që të arkëtojnë shumë nga shitja e tij, por shifrat për të cilat pretendojnë janë jashtë çdo logjike.
Kane? Është 29-vjeç dhe përsëri flasim për një operacion që kushton shumë.
Por, e shoh që Kane mund të përshtatet shpejt me skuadrën dhe do të na bënte që të fitonim shumë ndeshje.
Është një lojtar që shënon në të gjitha mënyrat, prej 10-vitesh e tregon se është një lojtar i klasit botëror.
Por, unë vazhdoj ta them se shifrat që qarkullojnë në merkato janë një çmenduri”, u shpreh Hoeness.