Mesfushori Thomas Partey nuk do ta ketë shumë të lehtë që të largohet nga Arsenali gjatë afatit veror.
“Topçinjtë” janë duke shpresuar që ta shesin futbollistin nga Gana për të fituar disa funde pasi shpenzuan mbi 100 milionë euro te Declan Rice nga West Hami.
Sidoqoftë, agjenti James Benge ka treguar se Partey nuk dëshiron t’i bashkohet klubeve arabe, aty ku pëlqehet nga disa skuadra.
“Kampi i Thomas Partey ka informuar klubet e Arabisë Saudite se mesfushori momentalisht nuk po mendon të shkojë te ai shtet”.
“Juventus dëshiron ta transferojë dhe disa bisedime kanë ndodhur. Arsenal do të donte një vlerë në rikthim nëse duan ta shesin”, deklaroi ai.
Arsenal shpreson të arkëtojë së paku 40 milionë euro për ta lejuar lojtarin të largohet nga “Emirates Stadium”.