Klubet nga Arabia Saudite vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm në garë në këtë merkato.
Mediet italiane raportojnë se së fundmi sirenat arabe janë “dëgjuar” edhe për Nicolo Zaniolon.
Al-Hilal është klubi që ka kërkuar shërbimet e Zaniolos, ndërsa klubi turk që ka në pronësi kartonin e sulmuesit, Galatasaray ka rënë dakord që ta lërë 24-vjeçarin të lirë për 35 milionë euro.
Shifër kjo që Al-Hilal nuk do ta kishte të vështirë ta paguante.
Ndërkohë interes për Zaniolon kishte shfaqur së fundmi edhe Juventus, por duket se e ardhmja e italianit është më afër Arabisë Saudite.