Rregulli i çuditshëm i UEFA-s

Futboll

Rregulli i çuditshëm i UEFA-s

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 19:32
Mbappe

Manchester United mund të ndalohet të blejë Kylian Mbappe për shkak të një rregulli të çuditshëm të UEFA-s. United pritet të blihet nga sheiku i Katarit Jassim bin Hamad Al Thani pasi ai fitoi garën me Sir Jim Ratcliffe.

Dhe klubi do të duhet të dëshmojë se është i pavarur nga pronësia e Katarit të Paris Saint-Germain nëse dëshiron të kryejë operacione me gjigantët francezë.

Kjo për shkak se UEFA ka ndaluar Milan dhe Toulouse nga operacione të merkatos me njëri-tjetrin për sezonin e ardhshëm, sipas Get Football News France.

UEFA është e shqetësuar se dy klubet nuk mund të veprojnë në mënyrë të pavarur, sepse ata kanë të njëjtët pronarë – RedBird Capital Partners.

Si përgjigje, Toulouse ka bërë ndryshime në nivel bordi për t’i dëshmuar UEFA-s se RedBird Capital Partners nuk kanë asnjë rol në drejtimin e klubit.

Por UEFA nuk është plotësisht e bindur dhe i ka ndaluar klubet që të shesin ose huazojnë lojtarë me njëri-tjetrin, megjithëse të dyja skuadrat do të lejohen të konkurrojnë në kompeticionet e UEFA-s sezonin e ardhshëm.

Nëse United dhe PSG nuk arrijnë ta bindin Uefa-n për neutralitetin e tyre pasi sheikun Jassim të marrë kontrollin, ata mund të kenë të njëjtin fat. Kjo do të përjashtonte mundësinë e transferimit të Mbappe te Djajtë e Kuq.

Mbappe besohet se është i vendosur të transferohet te Real Madrid, por United është i interesuar dhe mund të bëjë një ofertë nëse PSG e nxjerr në shitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat