Lukaku konsideron seriozisht lëvizjen saudite pasi Chelsea refuzoi ofertën e Interit

Futboll

Lukaku konsideron seriozisht lëvizjen saudite pasi Chelsea refuzoi ofertën e Interit

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 20:29
Lukaku

Romelu Lukaku po mendon seriozisht të kalojë në Ligën Pro Saudite.

Interi bëri një ofertë prej rreth 30 milionë euro për t’u paguar me këste për Lukakun, por Chelsea e refuzoi atë.

Me Interin që nuk arrin të bëjë një ofertë serioze për Lukakun, “blutë” e kanë vendosur belgun në merkato dhe janë të gatshëm ta shesin atë për 45 milionë euro.

Ndërkohë, AlHilal dhe Juventus janë dy skuadrat që kanë hyrë në garë për Lukakun por ende nuk kanë dorëzuar ofertën.

Chelsea mund të përfundojë duke bërë biznes me Juventusin në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para për Dusan Vlahovic.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat