Të enjten, më 13 korrik, Zhelezniçari i Sarajevës, do të luajë ndeshjen e rrethit të parë kualifikues në Conference League në futboll.
Kundërshtar i skuadrës boshnjake është Dinamo e Minskit nga Bjellorusia.
“Biletat dolën në shitje mëngjesin e sotëm dhe tifozët e Zhelezniçarit deri me kanë blerë një numër të madh të tyre.
Klubi nga Gërbavica ka bërë të ditur sonte se tashmë janë shitur mbi 40 për qind e biletave të kapacitetit që ka stadiumi.
Shitja e biletave vazhdon të dielën nga ora 9:30 deri në 16:30 në dyqanin Zhelezniçarit.
Biletat shiten ekskluzivisht për anëtarët aktivë, ndërsa shitja falas fillon të hënën”, ka shkruar mediumi boshnjak “Osllobogjenja”.