Paris Saint-Germain zyrtarizon afrimin e Kang-In Lee, me të cilin ka firmosur deri në 2028-ën.
Përmes publikimit në faqen zyrtare, PSG-ja bën me dije se mesfushori 22-vjeçar është i pari koreano-jugor që firmos me klubin e parizienëve.
Kështu Kang-In Lee largohet nga Mallorca për të nisur një eksperiencë të re në një kampionat plotësisht të panjohur për të.
Kang-In Lee pati një sezon shumë të suksesshëm, duke numëruar 39 paraqitje, në të cilat shënoi 6 gola dhe dha 6 asistime.
Për këtë transferim, francezët kanë derdhur 22 milionë euro në arkën e Mallorcas.