Agjenti i Federico Chiesa është në Angli për bisedime me klubet e Premier League, raporton Corriere dello Sport.
Sipas gazetës italiane përfaqësuesi i italianit është në kontakt me Liverpoolin dhe Newcastle.
Juve është gati ta shesë këtë verë dhe do të kërkojë një çmim prej 60-70 milionë eurosh.
Chiesa po e preferon kalimin te The Reds, por raportohet se oferta e Newcastle është afër asaj që po kërkon Zonja e Vjetër.