Karriera e Sergio Ricos në “pikëpyetje”

Futboll

Karriera e Sergio Ricos në “pikëpyetje”

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 23:49
Sergio Rico

Sergio Rico është duke u rekuperuar me ritme të shpejta pas zgjimit nga koma.

Portieri i Paris Saint-Germain qëndroi për 19 ditë në gjendje koma pas aksidentit me kal, nga i cili u dëmtua në kokë.

Spanjolli e ka marrë veten dhe mësohet se ka lënë spitalin pas 36 ditëve kujdes intensiv, ndërsa bëhet me dije se gjatë periudhës që ka qëndruar në koma Sergio Rico ka humbur plot 20 kg dhe 30% të masës muskulore.

Aktualisht mediet spanjolle raportojnë se portieri po vazhdon procesin e rekuperimit në shtëpi, në pritje për të kuptuar se cili do të jetë fati i karrierës së tij.

Një rikthim në fushë për momentin duket i përjashtuar, por lajmi më i mirë për Ricon dhe familjen e tij është se kanë lënë pas aksidentin e tmerrshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat