Interi kërkon portierin e Bayern

Futboll

Interi kërkon portierin e Bayern

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 09:17
Jann Sommer

Portieri i Bayern Munich dhe kombëtares zvicerane, Jann Sommer ka mundësi të vazhdojë karrierën në kampionatin italian. Inter është i interesuar për shërbimet e portierit. Zikaltërit janë duke përgatitur një propozim për transferimin e lojtarit.

Gjiganti italian po e konsideron zviceranin si zëvendësues të Andre Onan, i cili është gati të firmosë me Manchester United, sipas Fabrizio Romano.

Kujtojmë se Sommer u transferua te Bayern në dimrin e vitit 2023 nga Borussia Monchengladbach.

Ai bëri 19 paraqitje për Bayernin sezonin e kaluar, duke pranuar 25 gola. Në shtatë takime, portieri e mbajti portën të paprekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat