Tottenham, një nga ekipet më të mëdha në Premier League, po vazhdon përpjekjet për të siguruar shërbimet e Micky van de Ven.
Mbrojtësi i Wolfsburg, sipas medieve britanike, është objektiv i “Spurs”.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, Tottenham ka bërë një ofertë në adresë të Wolfsburg-ut për Van de Ven, i cili kërkohet edhe nga Liverpooli, një tjetër klub i madh anglez.
Agjenti i lojtarit, Jose Fortes Rodriguez, ka thënë Tottenham do të ishte një mundësi e mirë për Van de Ven.
“Ne së pari duhet të bisedojmë me VfL-në. Unë mendoj se Tottenham do të ishte një lëvizje e mirë për Micky-n, por ende nuk ka marrëveshje”, tha agjenti i lojtarit.