Dukagjini i Klinës nuk ndalet me prurje të reja, me synime që të jetë sa më gati për garat evropiane dhe për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Dren Feka nga Gjermania i bashkohet Dukagjinit, skuadër që do të garojë në Conference League.
“Futbollisti, Dren Feka vjen nga klubi gjerman Phönix Lubeck, ndërsa si i ri karrierën e filloj te TSV Bargteheide, pastaj te grupmoshat U17, U19 deri në ekipin e dytë të Hamburgut.
Aty ku regjistroj 44 paraqitje duke kontribuar me tre gola dhe 4 asistime. Nga Hamburgu ai kaloj në Superligën e Zvicrës ku është paraqitur me klubin e Luzernit.
Feka ka edhe gjashtë paraqitje me Kosovën U21”, njofton FC Dukagjini.