Dukagjini i Klinës është prej skuadrave me të organizuara në elitën e futbollit të Kosovës dhe me rezultatet të lakmueshme, falë punës së madhe të kryetrajnerit Armend Dallku dhe kryesisë së vyeshme, ia dolën të sigurojnë edhe daljen në garat evropiane përkatësisht në Conference League.
Dukagjinit i bashkohen edhe dy talentet që premtojnë shumë.
“Dy futbollistët e talentuar vishën bardhëegjelbërt!
Dardan Morina dhe Amsal Krasniqi, dytë shtatëmbëdhjetë vjeçar jane bashkuar me Dukagjinin. Dardani vjen nga grupmoshat e klubit tonë, ndërsa Amsali vjen nga skuadra e Vushtrrisë.
Ne ju urojmë mirëseardhje Morinës dhe Krasniqit, duke ju dëshiruar shumë suksese”, njofton FC Dukagjini.