“Telenovela” Real Madrid-Mbappe nuk ka të sosur.
Klubi “Mbretëror” raportohet se nuk është në negociata me Paris Saint-Germain për yllin francez.
“Marca” të dielën shkruan se “Los Blancos” nuk janë duke biseduar me parisienët për transferimin e mundshëm të Mbappe-s në ‘Bernabeu’.
Blerja e reprezentuesit francez kap shifrën 400 milionë euro, dhe siç raportohet, transferimi i francezit nuk është në planet e gjigantit spanjoll.
Ndryshe, situatën e Mbappe-s është duke e vëzhguar edhe klubi i madh anglez, Liverpool.
Ditët vijuese thuhet se do të jenë të “nxehta” për francezin, i cili brenda pak ditësh duhet të vendos për të ardhmen e tij.