Granit Xhaka mund të konsiderohet me të drejtë si lojtari më i suksesshëm më origjinë shqiptare në ligat kryesore të kontinentit të vjetër, aq sa të marrë përmasat e protagonistit në ekipin e Arsenalit.
Pas etapës 6-vjeçare në skuadrën e “topçinjve”, lojtari i përfaqësueses zvicerane i ka dhënë fund aventurës në “Emirates Stadium”, e ku Superkupa e Anglisë dhe Kupa vendëse janë vetëm dy turnet ku ai pati mundësinë të shijonte suksesin në Ishull.
Nuk kishte se si të mungonin fjalët e ndjera të trajnerit Mikel Arteta pas zhvendosjes së 30-vjeçarit drejt Leverkusenit:
“Po i themi lamtumirë një lojtari dhe personi fantastik.
Graniti ka dhuruar kontribut të paçmueshëm, jo vetëm me gola, por edhe vendosjen e ekuilibrave si një lider i vërtetë.
Faleminderit do të ishte pak. I urojmë më të mirat atij dhe familjes në këtë aventurë të re profesionale.
Gjithmonë do të jesh i veçantë për Arsenalin”, përmbylli mesazhin teknik i nënkampionëve të Premier Ligës në 2022-2023.