Paris Saint-Germaini ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin francez, Lucas Hernandez.
Përmes një komunikate zyrtare në “Twitter”, klubi francez njoftoi transferimin e tij.
Hernandez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.
“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Lucas Hernández. Mbrojtësi francez ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin”, thuhet në komunikatën.
Francezi i bashkohet PSG-së duke u larguar nga Bayern Munichu.