Trajneri i ri i Sampdorias, Andrea Pirlo tashmë ka nisur ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri të garave në Serie A.
Ish-ikona e Juventusit, pak ditë më parë mori drejtimin e skuadrës nga Genova.
Pirlo sipas medieve italiane, e dëshiron në skuadër veteranin e Juventusit, Bonuccin, i cili me gjasë nuk do të jetë pjesë e torinezëve në edicionin e ri të garave.
Pirlo pëlqen italianin, më të cilin thuhet se ka biseduar për transferimin e mundshëm tek Sampdoria.
“Pirlo e ka telefonuar Bonuccin për t'u bashkuar me të tek Sampdoria”, shkruajnë mediet italiane.