Leonardo Bonucci e ka mbyllur me Juventusin. Kapiteni nuk bë më pjesën në planet e së ardhmes së “Zonjës”, që do të lirohet nga paga e tij e lartë.
Newcastle është një opsion fantastik në Premier League, me bardhezinjtë anglezë që do të garojnë në Champions League sezonin e ardhshëm.
Por deri tani nuk ka zhvillime zyrtare. MLS amerikane dhe Arabia Saudite mbeten opsione konkrete për 36-vjeçarin, por ai dëshiron të mbetet në Europë.
La Repubblica zbulon një prapaskenë merkatoje në lidhje me qendërmbrojtësin e njohur. Lazios i është propozuar firma me Bonuccin.
Por përgjigja e klubit bardhekaltër, që do të marrë pjesë në grupet e Champions League, ka qenë “jo” e prerë.
Kapiteni i Juves po sheh për mundësi të tjera për të vazhduar karrierën, pasi dëshira e tij kryesore është të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.