Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, e thotë hapur përmes një komenti në profilin e facebook-ut.
Shala është shumë i lidhur me emrin e Dinamos së Zagrebit, me të cilin klub ka kaluar prej periudhave më të mira.
Klubi i futbollit Dinamo e Ferizajt është anëtar i ri i Ligës së Parë të Kosovës, ndërsa Shala shpreh hapur simpatinë për këtë klub të ri e me synime për t’u ngjitur në elitë.
“Jam tifoz i Dinamo së Ferizajt”, ka shkruar Shala.