Voska Sport do të luajë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut në sezonin e ardhshëm 2023/24.
Klubi shqiptar nga Ohri sezonin e kaluar bëri histori, duke u renditur në vend të parë të Ligës së Dytë të Maqedonisë.
Voska me trajnerin e ri, malazezin Milan Radoviq ka sjellë edhe disa emra të njohur.
Nga sot ata kanë bërë të ditur edhe më kë do të takohen në ndeshjet miqësore, e ato janë: Sileksi, Etnikos Ahna, Ohri, Skënderbeu, Arsimi, Elbasani dhe Fushë Kosova.