Lewandowski refuzon një ofertë “stratosferike"!
Robert Lewandowski nuk sheh si alternativë tjetër të momentit, përveç qëndrimit te Barcelona.
Mediet spanjolle raportojnë se sulmuesi polak ka marrë sërish një ofertë “Big” nga Arabia Saudite.
Megjithatë Lewandowski e ka refuzuar ofertën nga Arabia Saudite dhe nuk ka në plan që të largohet nga katalanasit përpara përfundimit të kontratës, pra përpara 30 qershorit të 2026-ës.