Molde ka shënuar fitore me rezultate 2:0 ndaj Brann-it, në takimin e javës së 13-të të elitës së futbollit norvegjez.
Futbollisti nga Kosova, Veton Berisha, është rikthyer pas lëndimit dhe me sukses u paraqit nga minuta e 66-të, duke shënuar për fitoren e madhe të skuadrës së tij.
Eriksen ka shënuar në minutën e 12-të dhe Berisha në atë të 90+5.
Brann është në vend të katërt me 24 pikë, ka një më shumë se Molde që gjendet një pozitë më poshtë.