Greqia është kthyer në një tokë “të mallkuar” për futbollistët shqiptarë.
Pavarëisht përpjekjeve dhe formës së mirë fizike që mund të kalojnë, lojtarët shqiptarë gjithnjë hasin probleme në kampionatin helen.
I fundit që e pëson është Zymer Bytyqi.
Mesfushori nga Kosova la Koniasporin në merkaton e dimrit për t’ju bashkuar Olimpiakosit.
Por nga pozicioni i titullarit në Turqi shkon në stolin e rezervave në Greqi.
Bytyqi zhvilloi vetëm 81 minuta në total, të shpërndara në tre takime përgjatë këtyre muajve në kampionatin grek.
Minutat e pakta në këmbë kanë bërë që 26-vjeçari të largohej nga Olimpiakosi.
Bytyqy është pranë kthimit në Turqi, ku sipas mediave turke, ka gjetur marrëveshjen me Antaliasporin.